Kanë lindur dhe foshnjat e para për Vitin e Ri 2017. Mësohet se foshnja e parë lindur në Tiranë mëngjesin e 1 Janarit është vajzë që u quajt Deisi, ndërsa në Prishtinë është djalë. Por flitet se foshnja e parë në Tiranë është gjithashtu djalë, me emrin Sotir.
Foshnja vajzë në Tiranë, mësohet se ka lindur katër minuta pas ndërrimit të viteve. Peshon 3.7 kilogramë dhe bashkë me nënën, gëzojnë shëndet të plotë.
Ndërsa foshnja djalë lindur në kryeqytetin Kosovar peshon pothuaj njësoj, rreth 3 kilogramë e 650 gramë. Mësohet se dhe ai me nënën ndodhen në gjendje të mirë shëndetose. Ai erdhi në jetë përmes operacionit cezarian. (XH.A/SHUPLAKA)