Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nominojë Jay Clayton në postin e shefit të Komisionit të Letrave me Vlerë. Sipas Reuters ky i fundit është bashkëpronar me Donald Trump në firmën ligjore “Sullivan & Cromuell LLP”.
“Jay Clayton është një ekspert shumë i talentuar në shumë akspekte financiare dhe ligjore dhe ai do të punojë që institucionet tona financiare të lulëzojnë dhe të krijojnë vende pune”, tha Trump.
Më tej ai shtoi se: “Ne duhet të hedhim poshtë shumë rregulla që kanë dëmtuar investimet në bizneset amerikane dhe të rikthejmë mbikqyrjen ndaj industrisë financiare në atë mënyrë që nuk dëmton punonjësit financiar”. (J.V/Shuplaka)