Vijojnë reagimet pas ngjarjes së djeshme në burgun e Rrrogozhinës, ku një 22-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Më i fundit ka qenë pedagogu dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Për Univesitin, Arlind Qori, i cili fajëson qeverinë për ngjarjen e rëndë.
“Kur një njeri vret veten në burg, përgjegjëse është administrata e burgut. Kur ai që vret veten mbahet në burg vetëm për një dozë hashashi, zëre se e ka vrarë shteti”, shkruan në Facebook pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori.
Estref Halili, 22-vjeç nga Lushnja, u vetëvar mbrëmjen e djeshme në ambjentet e burgut të Rrogozhinës. Ai ishte arrestuar më 26 dhjetor 2016 pasi policia i kishte gjetur 3 gramë kanabis me vete. (A.R/SHUPLAKA)