Avokati i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Arianit Koci, ka deklaruar së fundmi se kreu i AAK-së mund të lirohet me kusht ditën e enjte, ditë kur është caktuar të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij.
Sipas Kocit, lirimi nënkupton se ai do të jetë i lirë në Francë, por nuk do të mund të kthehet në Kosovë pa u bërë me dije vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit në Francë.
Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, është shprehur avokati.
Sipas gazetës “Blic”, lirimi me kusht i Haradinajt mund të ndikohet nga Serbia, konkretisht nga kompletimi i dokumenteve për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë.
“Serbia është duke përgaditur dokumentet e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgatise ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, janë shprehur burime të gazetës. (XH.A/SHUPLAKA)