Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së pezulluar Majlinda Andrea që u vetëdorëzua ditën e djeshme ka ngjallur debat mes gazetarëve lidhur me hyrje-daljet e tij.
Gazetari Flamur Vezaj hedh dyshime se njerëz të lidhur me pushtetin i kanë siguruar atij kalimin në kufi, teksa na fton të mendojmë se sa të lehtë e ka një terrorist apo vrasës me pagesë t’i thyejë kufijtë.
”Hyrja ilegale në Shqipëri e Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares së pezulluar Majlinda Andrea, tregon edhe njëherë paaftësinë e policisë së shtetit (që vazhdon prej vitesh) për të ruajtur pikat e kalimit kufitar!!
Por, veç kësaj paaftësie, dyshoj se njerëz të lidhur me pushtetin i kanë siguruar kalimin e lirë në kufi këtij “shtetari barkderr” që dyshohet vetëm për sekserlliqe gjithë jetën!!
Imagjinoni, sa të lehtë e ka një “terrorist” apo një “vrasës me pagesë” të hyjë e të dalë nga Shqipëria pa u pikasur fare!
Në fakt, kot shqetësohem, këta individë e kanë të siguruar kufirin, siç e kanë pas dhe vazhdojnë ta kenë!
Por deri kur do të vazhdojë kjo?
Presim të mësojmë, në ndonjë nga këta “show” me motora apo makina hibride të policisë. Ruajeni veten se kufirin na e ruan Zoti”, përfundon Vezaj. (V.G/SHUPLAKA)