Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se për të forcuar mbrojtjen ajrore të Moskës ka vendosur përreth kryeqytetit sistemin raketor, “S-400”.
Në një deklaratë të publikuar nga ministria, thuhet se me qëllim forcimin e sigurisë ajrore të Moskës dhe zonës qendrore industriale në qytetin Podolsk, në afërsi të kryeqytetit kanë vendosur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore “S-400 Triumf”.
Sistemi do të vendoset në funksion më 11 janar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Pak ditë më parë, forcat ushtarake amerikane kanë zbarkuar në Europë, përmes Gjermanisë me një arsenal të tërë armësh të rënda.
Mësohet se armatimet dhe trupat e SHBA-ve janë të destinuara të përforcojnë mbrojtjen e kufirit të Polonisë dhe gjithë Europës.
Këto trupa dhe armatimet i përkasin Brigadës së Tretë të Divizionit të 4-t të këmbësorisë në Colarado.
Nuk dihet nëse lëvizja e ushtrisë ruse ka të bëjë me ato të ushtrisë amerikane në Europë…(A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”690″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]