Mes listës prej 731 të burgosurve që po lenë sot qelitë e burgut, janë vetëm 10 gra të burgut 325 në kryeqytet. Katër nga këto janë dënuar për krimin e vrasjes. Sipas të dhënave nga 10 gratë që lirohen sot 6 prej tyre janë braktisur nga familjet.Nga të gjithë të burgosurit që përfituan të lirohen numrin më të lartë të përfituesve e kanë Burgu i Fierit me 153 të burgosur, Burgu i Shën Kollit me 117 të burgosur, 131 Peqini , 110 Rrogozhina, 55 Drenova, ndërsa një numër më të pakët ka Tirana. Personat që do të lirohen janë të dënuar kryesisht për vjedhje, dhunë në familje dhe narkotikë.
Emrat e grave që lirohen nga Burgu 325 Tiranë:
1-Leonora Zacellari
2-Lumturi Koli
3-Ina Dulaj
4-Vera Camaj
5-Uarda Cota
6-Anila Angjo
7-Dallandyshe Kasaj
8-Fatbardha Gjonaj
9-Feruze Bregu
10-Esmeralda Gaci
(J.V/Shuplaka)