Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi pas kthimit nga Brukseli se muri i ndërtuar ilegalisht pak metra larg Urës së Ibrit në Mitrovicë do të shembet.
Ai u shpreh se se duhet të respektohet Rezoluta e Kuvendit që detyron autoritetet që murin ta rrëzojnë deri më 31 janar.
Kjo deklaratë e tij pritet të ndiqet nga reagime të ashpra nga pala serbe, në një kohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë karakterizuar nga tensione dhe akuza të shumta pas arrestimit të beftë të Ramush Haradinajt dhe trenit serb në kufi me Kosovën. (XH.A/SHUPLAKA)