Pasi u komentua si prokurori që kishte refuzuar të dorëzonte në ILDKP deklaratën e pasurisë, duke u cilësuar kjo nga media si tërheqje e tij, ka reaguar për herë të parë prokurori Sulejman Tola.
Tola sqaron në deklaratë se nuk ka aplikuar për faktin se pas tri javësh, në 19 Shkurt të 2017 ai mbush moshën e pensionit.
Sipas tij, ligji i vettingut është për rivlerësimin e figures së prokurorit dhe gjyqtarit, gjë që për të nuk ka më vlerë, pasi karriera e tij si prokuror përfundon së shpejti.
Prokurori shprehet se pasurinë e tij ka deklaruar në ILDKP por ndihet i keqardhur për aludimet se ai refuzoi të dorëzonte dokumentet. (A.H/SHUPLAKA)