Pas akuzave të deputetit Arben Ristani për Kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi se po “strehonte Klement Balilin në qytetin e tij”, Peçi pati deklaruar se do ta padiste Ristanin për këtë shpifje, por nuk ka vonuar përgjigja e këtij të fundit.
Ndërsa ka ironizuar padinë që do të ngrihet ndaj tij, Risani thotë se “ka prej tyre qe reagojne, ka edhe qe kane frike, por gjithsesi ai që ka fjetur me qentë, është gdhirë me pleshta dhe sigurisht që e shohin kur kruhet”.
“Si pushtetarët sot, edhe Klement Balili më 11 Maj 2016, deklaroi se do ti drejtohej gjykatës për shpifje. Sot Klement Balilin e quajnë trafikant edhe Rama, edhe Meta. Do i padisi edhe këta për shpifje? Ne na duhen shtetarë të përgjegjshëm dhe jo të tillë që janë një me krimin. Njerzit shohin, degjojne e kuptojne. Ka prej tyre qe reagojne, ka edhe qe kane frike, por gjithsesi ai që ka fjetur me qentë, është gdhirë me pleshta dhe sigurisht që e shohin kur kruhet”,– deklaron Ristani.