Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pak orë pasi firmosi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Në përfundim të kësaj mbledhje është bërë e ditur se nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me shkarkimin e Manjanit dhe se temë diskutimi ka qenë rendi i ditës.
Në takim të pranishëm kanë qenë disa nga eksponentët kryesorë të qeverisë dhe Partisë Socialistte. Në një reagim të shkurtër pas përfundimit të mbledhjes ka qenë Niko Peleshi, zëvedëskryeministri ai që ka dhënë një prononcim të shkurtër ku ka thënë se deklaratat shpifëse të Manjanit ka qenë dhe arsyet që kanë çuar në shkarkimin e tij. Ndërkohë që vetë kryeministri Rama ka zgjedhur të mos komentojë. (E.K/SHUPLAKA)