Duket se mbledhja e Komisionit të ligjeve ditën e sotme ka dështuar. Kjo për shkak të debatit me tonë të larta që karakterizuan fillimin e mbledhjes në lidhje me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Deputeti i PD, Halimi ka deklaruar se akuzat e Manjanit për Balilin, drogën dhe koncesionet janë të vërteta, pasi askush nga qeveria nuk i përgënjeshtroi.
DEBATI I PLOTË:
Eduard Halimi: Asnje nuk ka pergenjeshtruar deklaraten qe beri Manjani, qe kryeministri kercenon gjyqtaret ne telefon. Kane kaluar 24 ore. Te gjitha ato qe tha jane te verteta. Ministri i Drejtesise qe ka informacione mbi gjithcka ben kjo qeveri tha te verteta duke nxjerre cullak (lakuriq) qeverine dhe asnje nga ministrat, qofte dhe kryeministri, nuk ka pergenjeshtruar ate qe tha ministri as per kanabisin, as per Balilin, as per koncesionet
Fatmir Xhafa: Faleminderit qe na ringjalle shokun Mehmet, Ta pacim! Une, Edi dhe Saliu kemi qene grup i organizuar. Jeni opozite e shokut Mehmet.
Gent Strazimiri: Kujtoni se e keni qafen aq sa te kepuse litarin. Por e keni gabim
Ulsi Manja: Ndjej keqardhje se ne rast se opozita jone eshte katandisur te mbaje gjalle opozitarizmit me tezat qe lancoi dje ish -ministri i drejtesise, rruga e kesaj opozite per te ardhur ne pushtet eshte e gjate.
Gent Strazimiri: Nese ju e konsideroni te cmendur ministrin dhe thoni se duhet te beni vizite mjekesore, jeni ne praktikat e Mehmet Shehut.
Xhemal Qefalia: Do ishte me vend qe ish -ministri te fliste me 31 tetor pse nuk eshte bere mbledhja, jo vetem sapo te largohen te nxirren situata te tilla.
Piro Lutaj: Do presim viziten mjeksore te Ministrit te Drejtesise
Peza: Ylli Manjani paska bere nje gje te mire, te pakten solli deputete e PD ne komision, se nuk vijne fare. Ajo qe me ben pershtypje eshte se bejne megafonin e Ylli Manjanit duke thene ato qe tha dje. Nese PD nuk do te jete ne lartesin e detyres qe ja kane dhene njerezit, ne s’kemi pse te merremi me litarin qe ua la borxh Manjani, por te merremi me ligjet.
Para se të fliste deputeti Peza, opozita e braktisi komisionin. Ndërsa deputetët e LSI nuk ishin të pranishëm që në nisje të mbledhjes.
(E.K/SHUPLAKA)