Nga foltorja e Kuvendit Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të Berishës të bëra për lidhje të tij me kriminelë në Lushnje. Sipas Braçes ai ka pa shkuar në Lushnje më shumë se gjashtë muaj.
“Unë nuk njoh asnjërin nga këta të dy persona. Në Lushnje kam 9 muaj pa shkuar sepse më mjafton puna ime në Divjakë. Sfidoj Berishën, të birin, të bijën që të gjejnë qoftë edhe vetëm një foto a një dëshmitar që të thotë ndryshe nga këto që them unë dhe unë dal nga Parlamenti.
Sali Berisha duhet ta ndajë ky i Eldon Parkut është krimineli im apo i Edmond Spahos? Janë në foto në sallën kryesore të Eldon Parkut në datë 21 Janar duke festuar përvjetorin e disatë të themelimit të Partisë Demokratike në Lushnje. Ti palaço rregullo gjuhën se e di si e pëson apo jo. Ndajeni mendjen e keni tuajin këtë të Elton Parkut apo ky është krimineli im?”, tha Braçe.
Ndërkohë dje:
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një rast që sipas tij i ka ardhur nga një qytetar socialist nga Lushnja. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, deputeti Erion Braçe është i lidhur me baditët më të rrezikshëm në Lushnjë.
Postimi:
“Cdo bandit me nje pushtetar te vetin! Qytetari dixhital denoncon:
Lidhjen e deputetit Erion Braçe me baditet me te rrezikshem ne Lushnje dhe bizneset e tyre mafioze! sb, “po te shkruaj nga adrese fallco se me then te drejten me
bandat e tyre jane te rrezikshme. une jam
ish socialist berish i dashur ,jetoj ne lushnje ,pyete pak miun erion bracen se me
ke shoqerohet ne lushnje?? ne sta thote ai ta them une ,ai shoqerohet me julian sules ose juli pashakos i thone. A e di ti se kush eshte juli pashakos??? te egzekuton direkt, mik me shullazin dhe neper lushnje bredh me 2 pistoleta ne brez!!po kush po merr masa???!erioni meqe ra fjala i ka dhene license per perpunimin e naftes nje tjeter gangsterri ne lushnje, pronarit te eldon park dhe lushnja helmohet cdo nate !!aman pyete erionin
nese sme beson pyet te besuarit e tu ne lushnje ata ta vertetojne”, ka shkruar Berisha në Facebook. (E.K/SHUPLAKA)