Ish-kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet e tij për familjarët e të madhit Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, për shkak të problemeve në mushkëri.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha e cilëson Agollin si “kollosin e madh të letrave tona” dhe shprehet se me humbjen e tij, kultura dhe politika e vendit janë në zi.
“Dritero Agolli poeti, shkrimtari, kollosi i letrave tona dhe personaliteti i shquar politik u nda nga jeta.
Te dashur miq, sot dielli perendoi pergjithmone per poetin, tregimtarin, romancierin, publicistin, perkthyesin, kollosin e madh te letrave tona, personalitetin e shquar politik te vendit, atdhetarin e flakte Dritero Agolli. Ai vertet nuk eshte me por do jetoje gjate ne veprat e tij. Me ndarjen e tij nga jeta letrat, kultura dhe politika e vendit jane ne dhimbje dhe zi te vertet.
Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes, te afermve, miqve te poetit dhe shkrimtarit tone te madh Dritero Agolli dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar!”, shkruan Berisha.
Shkrimtari u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.(D.D/Shuplaka)