‘’Çmenden’’ rrjetet sociale pas lançimit të albumit më të ri të Big Sean, “I Decided”. Por ajo që po godet më shumë është kënga me Eminem e titulluar “No Favors” tek e cila Eminem godet drejtpërdrejt Donald Trump dhe politikat e tij.
Eminem thotë në vargjet e tij.“Jam kundër, asnjë qeveri nuk mund të trajtojë një komando. Njerëzit nuk e duan atë, Trump është një kurvë! Do të bëjë që i gjithë brendi i tij të marrë fund)”.
Kjo nuk është hera e parë që Eminem ka bërë rep për figura politike, pasi edhe në 2009-ën ai tha në këngën “We Made You” se kishte bërë seks me Sarah Palin. (A.D/Shuplaka)