Pak pasi seanca për CEZ u mbyll nga kryetari Balla pasi dëshmitari shkëlzen Berisha nuk pranoi të bënte betimin vjen dhe reagimi i Berishës. Ai e ka quajtur një teatër qesharak atë që ndodh në komision, pasi sipas tij nuk ka asnjë zbatim të ligjit dhe të procedurave.
Për Shkëlzen Berishën Balla është një shpifës me vendim gjykate dhe ai nuk do të japë dëshminë për sa kohë Balla është drejtues i këtij komisioni.
‘’Ajo që po ndodh është qesharake, kryetari i komisionit i dënuar lexon kërkesën vetëm për dëshmitarin, por unë sot kërkova largimin e kryetarit të Komisionit bazuar në ligj.
Ai nuk hoqi dorë dhe unë kërkova që të heq dorë, por personi tha kjo kërkesë është hedhur poshtë, por ajo u depozitua për herë të parë. Nuk u zbatua asnjë rregull dhe Kodi i Procedurës flet shumë lartë, ajo që po ndodh është teatër.
Unë kam ardhur dhe kam zbatuar ligjin. Kam bërë një deklaratë publike, nuk kam asnjë lidhje me asnjë emër dhe nuk kam qenë në asnjë vend me këta persona.
Për ti dhënë përgjigje këtij shpifësi kam ngritur padi penale ndaj Romeo Karajt, kam zgjedhur rrugën ligjore për t’u shkëputur nga ky tetar.
Vendimin në fund e jep gjykata dhe jo me porositë e kryetarit. Unë nuk kam e problem bërë dëshminë, por këtu jo, përballë një personi me konflikt interesi, pasi vazhdon flet nëpër media dhe paragjykon, është në të gjitha kushtet e konfliktit të interesit.’’, është shprehur Shkëlzen Berisha për mediat. (E.K/SHUPLAKA)