Çdo vit, Qeveria shqiptare kontribuon përmes fondit të Ekselencës për të mbështetur financiarisht studentët e shkëlqyer shqiptarë që janë pranuar të kryejnë studimet e ciklit të parë, të dytë dhe studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” jashtë vendit, në universitetet më të mira të botës dhe ata nënpunës civilë të Administratës Shtetërore që për kryerjen e studimeve “Master” me kohëzgjatje 1-vjeçare.
Bëhet fjalë për lëvrimin e një fondi prej 150 milionë lekësh për mbështetjen financiar. Ministria e Arsimit njofton se të interesuarit mund të zhvillojnë takime me Sekretariatin Teknik të Programit gjatë datave 6-10 shkurt 2017, në mjediset e MAS.
Nënpunësve të Administratës u jepet mundësia që të aplikojnë për studime master në disa fusha studimi, të lidhura me politikat arsimore, shëndetësore dhe ekonomike, si dhe me fusha të ndryshme të tjera që kanë të bëjnë me administrimin publik dhe zhvillimin urban.
Këta nënpunës janë të detyruar që të kthehen të punojnë për jo më pak se 3-4 vite në Shqipëri. Në rast se ata nuk e përmbushin këtë kriter, duhet të kthejnë vlerën që iu është financuar nga MAS-i për studimet e tyre.
“Një ndër krieteret kryesore për t’u bërë pjesë në program”, shkruan “GSH”, veçse duhet të jenë pranuar në një nga 15 apo 50 universitetet më të mira të botës, është se pas përfundimit të studimeve kandidatët duhet të kthehen dhe të punojnë 3 vjet në Shqipëri si dhe të jenë shtetas shqiptarë.
Nga fondi i vënë në dispozicion do të përfitojnë ata punonjës që do të kryejnë studime master në një prej 300 universiteteve më të mira, për të ndjekur një program master me kohëzgjatje 1-vjeçare në 9 fusha të ndryshme studimi: Politika Publike, Administrim publik, Politika Ekonomike, Arsimore dhe Shëndetësore si dhe Urbanistikë dhe Zhvillim Urban, Menaxhim i Financave Publike, E Drejtë Administrative dhe Studime Europiane. (XH.A/SHUPLAKA)