Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë meksikane për shkak se nuk iu bind urdhrave të policisë, e më tej aksidentoi edhe një nga oficeret.
Pas policia i kishte bërë shenjë të ndalonte, Henran Zenuni, për të shmangur bllokimin e makinës nga ta i dha gaz makinës për t’u larguar nga vendngjarja, në vend që të ndalonte siç iu kërkua. Por në këtë tentativë për t’u larguar, ai aksidentoi një nga punonjëset e policisë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një nga zonat më të famshme të kryeqytetit meksikan, në bulevardin “Paseo della Reforma”. Pas arrestimit, policia zbuloi një hanxhar dhe një neutralizues elektrik brenda automjetit të Zenunit. (D.D/Shuplaka)