Themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi ka inauguruar sot zyrën e partisë më të re në Shqipëri, në qytetin e Korçës. Blushi tregon se kjo është zyra e fundit që LIBRA hap nëpër rrethe.
“LIBRA në Korçë është zyra e fundit që hapim në rrethe por jo nga rëndësia.”, tha Blushi gjatë inaugurimit.
Sipas ish-deputetit të PS-së, hapja e kësaj zyre është 1 alternativë për të ndryshuar Shqipërinë dhe një mundësi për të qeverisur ndryshe.
“Kjo zyrë është për të gjithë ata që duan 1 alternativë për të ndryshuar Shqipërinë. Një mundësi për të qeverisur ndryshe Shqipërinë e cila sot vuan nga korrupsioni, kanabisi, krimi dhe vjedhja. Shqipëria është një vend që po vidhet nga qeveritë e veta dhe ne do i japim mundësinë shqiptarëve që të mos vidhen nga ata që zgjidhen për të qeverisur.”, tha Blushi. (D.D/Shuplaka)