Aktori i humorit Bes Kallaku, i cili shfaqet përgjithësisht plot humor, e batuta edhe ndaj dashurisë së tij, këngëtares Xhensila Myrtezaj, në këtë datë ka hequr dorë nga “prapësitë”.
Teksa një ditë më parë, Xhensila Myrtezaj u shpreh për të se do t’ia ndiente mungesën edhe nëse nuk do ta kishte takuar kurrë, Besi vjen sot me një mesazh po ashtu të fuqishëm, përplot dashuri.
Në këtë datë, ai i lutet Zotit që ta bekojë buzëqeshjen e dashurisë së tij, të asaj që e mendon, që i ka dhënë gjithë besimin e së ardhmes e që ecën përkrah me të.
“Zot, bekoje buzeqeshjen e asaj qe me mendon, qe me ka dhene gjithe besimin e se ardhmes, qe ecen perkrah me mua duke i dhene njeri tjetrit ndihme dhe model. Te lutem Zot.”, shkruan ai përbri fotos ku çifti shfaqet i lumtur e i dashuruar. (XH.A/SHUPLAKA)