Në sajë të një operacioni në kufirin greko-shqiptar janë arrestuar 3 shqiptarë. Ata u kapën në një zonë buqësore në Kestrini. 3 shqiptarët me çanta me drogë kaluan kufirin në këmbë. Po kështu u kap edhe një 41-vjeçar grek që kishte ardhur për t’i marrë me makinë. Policia greke sekuestroi 32 pako me 53 kilogramë hashash.
Në kuadër të këtij operacioni antidroge në Kestrini të Igumenicës, u arrestuan shqiptarët, Taulant Sulejmani, 30 vjeç, Ardit Koci, 31 vjeç dhe Marius Driza, 36 vjeç, të cilët kishin kaluar kufirin me këmbë të ngarkuar me çanta. (J.V/Shuplaka)