Rikthehet dhuna në familje. Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish- bashkëshortes së tij.
Në pranga ka rënë Genci Ahmeti, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij shtetases O.A., 31 vjeçe, në lagjen “11 Janari” dhe ka ushtruar dhune fizike ndaj saj, në prani të dy fëmijëve të tyre.
Sipas policisë dhuna e ushtruar ndaj ish- bashkëshortes ka ardhur për motive të dobëta. 41-vjeçari akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.