Padyshim që një nga shkaktarët bmë të lartë të aksidenteve në vendin tonë është edhe shpejtësia shumë e lartë në qarkullim e makinave.
Nëse në kontrollet e mëparshme, mosvënia e rripit të sigurimit dhe përdorimi i celularit në timon kanë kryesuar numrin e shkeljeve në qarkullimin rrugor, këtë fundjavë policia është fokusuar tek shpejtësia tej normave të lejuara.
Vetëm gjatë fundjavës në autostradën Tiranë-Durrës, policia ka pezulluar 41 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, matur me radar që varionin nga 150 km/h deri në 241 km/h
Gjithashtu po gjatë fundjavës në Tirane janë pezulluar 18 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Si dhe janë arrestuar tre shtetas, pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre nuk kishte as Leje Drejtim. (E.K/SHUPLAKA)