Një ngjarje tonditëse ka ndodhur ditën e djeshme në Shijak, në fshatin Likesh, ku një 52-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 të ditës së hënë. Sipas policisë së Shijakut, shtetasja me inicialet R.Ç është gjetur nga familjarët e saj, e vetëvarur në kasollen e bagëtive.Nga dëshmitë e para mësohet se gruaja kurohej prej kohësh, pasi vuante nga depresioni.
Detaje:
Më datë 06.03.2017, ora 13:00, në fshatin Likesh, Shijak, shtetësia R.Ç. 52 vjeçe ka ndërruar jetë duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Nga hetimet e kryera është evidentuar se viktima kurohej pasi vuante nga depresioni Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi I vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)