Një helikopter raportohet të jetë rrëzuar mëngjesin e së premtes në periferi të Stambollit. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Buyukcekmece, i cili u shpreh se 5 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit ajror.
Zona e Buyukcekmece është e vendosur në anën veriperëndimore të qytetit, ku ndodhet një zonë industriale dhe disa lagje banimi.
Lidhur me aksidentin ajror të shënuar në orën 11:30 me orën lokale, nuk ka ende informacione për shkakun e rrëzimit. Ambulancat dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. (XH.A/SHUPLAKA)