Për vrasjet e shqiptarëve janë kryer analiza në lidhje me disa masakra në Kosovës, por asnjëherë s’është raportuar kaq detajisht si në rrëfimin ekskluziv të ish-ushtarit serb për emisionin Parrotlla të Milaim Zekës.
Ushtari rrëfen për metodat e vrasjes së shqiptarëve me urdhëra të eprorëve të tyre.
Ai flet për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë.
Rrëfimin e nis me informacionin se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona.
Ai thotë që këto nuk do të mund të zbulohen kurrë, sepse me eshtrat e tyre janë shtruar rrugët.
“I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thy me gurë dhe i kanë bërë material për me shtru rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë”, rrëfen ish-ushtari serb.
(M.D/ Shuplaka)