Pre e grabitësve mund të biejnë të gjithë, mjafton një moment pakujdesie dhe kupton që portofoli nuk është më në çantën tënde. Dhe kjo ndodh edhe me gruan e një prej drejtuesve kryesorë të policisë. Gruaja e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka rënë pre e një grabitjeje të rëndomtë disa kohë më parë.
40-vjeçarja Rozalinda Konomi është me origjinë nga Vlora vuan denimin që prej qershorit të vitit të kaluar për këtë vjedhje. Ajo tregon për ‘’Shekulli’’ ngjarjen sesi arriti të merrte paratë prej gruas së Çipës.
Unë kisha dalë nga banesa në kryeqytet, të cilën e kisha marrë me qera. Rripja prej disa kohësh. Isha future në një dyqan dhe po shihja veshje të ndryshme.
Në atë moment aty futet një grua e veshur mirë dhe me një çantë që të tërhiqte vëmendjen. Unë mendova se ajo do të kishte para. U afrova dhe pashë çantën hapur.
Futa dorën dhe mora një sasi të konsiderueshme parash. Nuk mund të them me saktësi sesa lekë mora. Thjesht futa dorën dhe mora një grusht me para. Sa i mora dola jashtë nga dyqani dhe u nisa të largoesha.
Por më pas u pendova dhe u ktheva. Zonjës ia dhashë sërsish lekët. Por kjo duket nuk vlejti për këtë rast. Mësova se ajo ishte gruaja e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipës. Këtë e mësova në qeli.(E.K/SHUPLAKA)