Deputeti Eduard Ndocaj, merr një vendim drastik pikërisht tre muaj përpara zgjedhjeve. Ai ka hequr dorë nga posti i zëvendëskryetarit të PDK-së për të drejtuar Partinë e tij, Bashkimi Demokristian Shqiptar.
Kështu, ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit jo më si zëvendëskryetar, por si kryetar i një partie.
“Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDSH) Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar është themeluar në vitin 1995! Kryetar i Partisë është Eduart Ndocaj. Selia Qendrore e Partisë është në Rr.Shtraus në Lezhë.
Eduart Ndocaj heq dorë nga posti i zv. Kryetarit të PDK.
Eduart Ndocaj do të merret vetëm me drejtimin dhe organizimin e PBDSH. PBDSH do të marr pjesë në zgjedhje. PBDSH është e hapur për marrëveshje politike dhe për koalicione që respektojnë filozofinë e vërtetë demokristiane të partisë. Slogani i PBDSH për zgjedhjet është ≠DREJTËSISOCIALE.
PBDSH nuk bazohet në kultin e unit dhe është e hapur për të gjithë Nga fundi i muajit do te behet edhe ceremonia zyrtare e prezantimit ne mjediset e Selise Qendore.”, thuhet në njoftimin e PBDSH-së. (D.D/Shuplaka)