Rikthim pas 40 vitesh në skenën e teatrit Petro Marko. “La traviata” është shfaqur me mjaft sukses në Vlorë, TKOB ka mbyllur në Vlorë turneun,me veprën e jashtëzakonshme të Xhuzepe Verdit,opera me tre akte, që ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm tek artëdashesit.
Iniciativa e TKOB ka nisur në disa prej qyteteve kryesore të vendit,për të përfunduar pikërisht në Vlorë,në mbrëmjen e të premtes,me një shfaqje të mrekullueshme të operas “La traviata”.
Orkestra e TKOB dhe kori i TKOB,por njëkohesisht dhe loja e shkëlqyer e artistëve të TKOB kanë sjellë një performancë të jashtëzakonshme,që i ka munguar qytetit të Vlorës,prej gati 40 vitesh,kur rikthehet në skenë një vepër e jashtëzakonshme e operas si La traviata.
Drejtoresha e TKOB Zana Cela,e ka cilësuar fillimin e një bashkëpunimi,por edhe të një inciativë që do të vijojë të përsëritet,tashmë me shfaqje të tilla në të gjithë vendin. TKOB ishte thjesht deri më tani më aktivitet e saj vetëm e destinuar për një numër të caktuar artedashësit,duke mbetur vetëm në kryeqytet,por duke nisur me la traviaten dhe më pas edhe me shfaqje të tjera të baletit,apo edhe opera të tjera,dhe të synojë të shtrihet në të gjithë vendin,aty ku ka gjetur mbështetje të madhe edhe nga pushteti vendor Zana Cela Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli e ka cilësuar një vepër të jashtëzakonshme që tashmë nuk mbetet vetëm në kornizën e Tiranës,por duke u shtrirë në të gjithë vendin.
La traviata është shfaqur me sukses në disa qytete kryesore të vendit,për tu përmbyllur në Vlorë,duke sjellë në skenë një nga veprat më të arrira dhe të mëdha të Xhuzepe Verdit,vepër e cila mbetet padyshim trashëgimi ë gjallë e artistit të njohur dhe që tashmë po shijohet ne të gjithë vendit,falë një iniciative të nisur nga TKOB. Opera me tre akte “La Traviata” e kompozitorit te shquar Italian G. Verdi me dirigjent Edmond Doko dhe regji Magdalena Fuchsberger. Interpretuan Violeta – Eva Golemi, Alfredo – Armaldo Kllogjeri, Germont – Ylber Gjini dhe kori dhe trupa e baletit të Teatrit Kombëtar I Operas dhe Baletit. Një shfaqje e suksesshme, që impresionoi të pranishmit, që kishin mbushur sallën dhe shoqëruan gjatë me duartrokitje artistet. Pas 38 vjetësh ndodh në Vlorë një eveniment operistik..! Ishte nje bashkëpunim i sukseshëm ndërmjet dy teatrove, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia Vlore dhe disa sponsor, qe ja vlen të ndodh./Vlora News
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1382″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]