Një shtetas 49-vjeçar nga Bulqiza ka mbetur i plagosur si pasojë e përmbysjes së dum dumit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 09:00.
Burime të policisë kanë njoftuar për plagosjen e një personi pasi u aksidentua me një dum dum, tip zetor i vogël që u përmbys anës një rruge në Bulqizë.
“Në një rrugë dytësore, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, shtetasi B.Sh, 49 vjeç, banues në fshatin Dushaj, duke drejtuar mjetin tip zetor (i vogël, dum dum, me motorr me një piston), ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në anë të rrugës. I plagosuri është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.”, citohet në njoftimin e policisë.
(XH.A/SHUPLAKA)