Dy ditët e fundit në vëmendjen e retorikës politike është rikthyer dështimi i Refoërmës në arsim. Padyshim që me të metat dhe defektet e veta që kanë filluar të ndihen që në vitin e parë të aplikimit të saj.
Ky debat ka pasur kryesisht dy protagonist kryesore deputeten e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Ishte fillimisht Kryemadhi ajo që me të rinjtë e Lezhës deklaronte se Reforma në arsim nuk kishte dhënë rezultatet e pritura e në kundërpoërgjigje do të ishte vetë Nikolla që i thoshte se Reforma ishte e nevojshme.
Debatit i janë bashkuar padyshim edhe personazhe të tjera të politikës po edhe arsimit. Pedagogu dhe një nga aktivistët kundër Reformës në Arsim, Arlind Qori ka një këshillë për deputetët e LSI-së. Ai thotë se ata mjafton që ta rikthejnë ligjin në Kuvend të bashkojnë votat me PD-në dhe mund ta zhbëjnë këtë reform.
‘’Lexova se LSI është e penduar për votën ndaj ligjit të arsimit të lartë. Bukur fort! Ligjet nuk janë të shenjta. Abrogohen. Mjafton që deputetët e saj ta rikthejnë ligjin në parlament. Besoj se edhe deputetët e PD do ta lënë dy orë çadrën për të përmbushur premtimin e rrëzimit të këtij ligji. Jo se një veprim i tillë do t’i shfajësonte. Por përpara gjyqit të popullit dhe të historisë do të përgjigjeshin për një akuzë më pak’’, shkruan Qori. (E.K/SHUPLAKA)