Ditën e sotme në çadrën e opozitës protestohej për çështjen e energjisë dhe faturat shpeshherë abuzive. Po ashtu edhe për çështjen shumë të debatuar ‘CEZ’.
Në fjalën e tyre qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për faturat e larta dhe pamundësinë për t’i paguar.
Njëri nga qytetarët u shpreh se i ishte dashur që të merrte kredi në mënyrë që të shlyente faturat e energjisë.
‘’M’u sulën këta të OSHE-së me fatura që shkonin 200 mijë lekë në muaj. Jam detyruar të marr kredi që të shlyej lekët e faturave.
Kemi një sahat të përbashkët për shkallën, faturohemi çdo muaj nga 50 kilovat vetëm për shkallën. Do t’i thoja zotit Edi Rama, ose shokut ose rrugaçit, kështu është bërë Tirana’’, deklaroi qytetari.
Duhet thënë se sistemi i energjisë prej kohësh është një nga problemet më të mëdha në vendin tonë. (E.K/SHUPLAKA)