Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Maltë për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në PPE në Maltë. Ai i është bashkuar Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Maltë ku mbajti edhe një fjalë në seancën plenare.
Gjatë qëndrimit aty, ai ka zhvilluar takime me udheheqës të partive simotra dhe drejtues të institucioneve Europiane, ku ka parashtruar kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqiperi prej krimit, drogës dhe parave të pista dhe ka kërkuar mbështetjen europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita.
Kryetari i PD-së zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, Komisionerin europian për Sigurinë, Dimitri Avramopulos, me Pier-Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian.
I shqetesuar për situatën e krimit të organizuar dhe drogës është dhe kreu i opozitës greke Kyrjakos Micotaqis. Në takimin me z.Basha kryeopozitari grek u shpreh se e çmon dhe mbështet betejën që z.Basha dhe opozita shqiptare po bëjnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
Me Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, Basha vuri ne dukje rendesine themelore qe kane zgjedhjet e lira per te ardhmen europiane te Shqiperise. Basha tha se kjo beteje per vlerat europiane do te zhvillohet deri ne fitore.
(XH.A/SHUPLAKA)