Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Luan Rama i pyetur nga gazetarët për arritjen apo jo të marrëveshjes me PS-në mbrëmjen e djeshme u shpreh kategorik:
‘’Për çfarë marrëveshje e keni fjalën’’. Me këtë shprehje ai konfirmon faktin se ende nuk është gjetur dakordësi mes palëve.
Madje Luan Rama vijoi më tej duke thënë se qëllimi i këtyre zgjedhjeve nuk është Partia po interesi i Shqipërisë.
‘’Kush ju tha që ka një marrëveshje. Forumet e LSI-së do të mblidhen në respekt të të gjitha afatave lidhur edhe me mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Shumë shpejt do të mblidhet Kryesia apo dhe Asambleja. Po gjithçka në respekt të strukturave. Unë nuk tashë asgjë. Për zgjedhjet e përgjithshme angazhimi ynë është të jenë zgjedhje për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për Partinë’’, u shpreh Luan Rama.
Tani mbetet të presim vendimin dhe mbledhjen e forumeve të LSI-së për të mësuar më shumë rreth vendimit për zgjedhjen. (E.K/SHUPLAKA)