26 vjeç, por me një rrjet prostitucioni nga pas. Maria Thanas, tutorja e 5 studenteve ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, pas arrestimit të saj në flagrancë. Ajo mohon të jetë arrestuar, megjithse policia konfirmon të kundërtën që tashmë është në arrest shtëpie.
Maria tregon se është arrestuar për 1 telefonatë që është kryer nga telefoni i saj dhe jo për ”atë që thuhet”.
”Unë kam dalë nga komisariati që prej ditës që u bë ngjarja, thjesht nuk ka reaguar për çështje hetimore. Sa për informacion, ta dini unë kam marrë pafajësinë, jam jashtë dhe s’kam asgjë. Të gjitha lajmet që qarkullojnë lart e poshtë janë ka*lliqe sepse unë e kam marrë pafajësinë. Unë isha arrestuar për 1 telefonatë që është kryer nga telefoni im dhe jo për atë që thuhet. Po jam e lirë dhe nuk kam asnjë pjesë të fajit.”, ka thënë Maria për ”Jeta osh qef”.
Sipas policisë, Maria komunikonte në telefon me studentet por edhe me klientët, kryesisht biznesmenë që menaxhonin Call Center-a.
Policia ka konfirmuar se Maria është nën arrest shtëpie si organizatorja e grupit të prostitucionit në orgji me 5 studente dhe biznesmenë italianë. (V.G/SHUPLAKA)