Një 16-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pas tentativës për të grabitur përmes kërcënimit një grua që po pastronte oborrin e shtëpisë.
Mësohet se me tutat si maskë dhe thikë në dorë ai ka kërcënuar dhe i ka kërkuar paratë 34-vjeçares, por rrëzimi i saj ka prishur planin e adoleshentit që është larguar pa grabitur gjë.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Më datë 05.04.2017, u arrestua shtetasi Xh.S., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Iliria“, duke patur tutat në formë maske në kokë dhe thikë në duar, ka kapur për flokësh dhe ka kërcënuar për t’i marrë lekët, shtetasen A. L., 34 vjeçe, e cila po pastronte oborrin e shtëpisë së saj, por shtetasja A. L., është rrëzuar edhe shtetasi i arrestuar është larguar pa marrë gjë. Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske. Parashikuar nga Nenet 139-22 dhe 279/1Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)