“Kur t’i nuk ke mësuar për një provim edhe mund ta shtysh. Je i papërgatitur. Si do të shkosh në zgjedhje me 12 ton drogë në një magazinë! 12 ton drogë sa vota blejnë? Sa shtet kanë blerë para se të bëheshin? 12 ton drogë thonë se do 100 hektarë. Kush i ka pasur? Dikush i ka kontrolluar. 12 janë kapur pa pikë turpi, kushedi sa mund të jenë. Këtu përllogaritet shtrembërim total votash. Çfarë do zgjedhësh në zgjedhje kur vota do të blihet në shtëpi. Ka filluar ndarje e miellit. Kanë kaq muaj që manipulojnë. Ta bëj si herën e kaluar kur votova për Leonard Solisin dhe nuk doli asnjë votë? Shoh një klimë totale mosbesimi që edhe të huajt vet nuk e zgjidhin dot. Jemi përballë dy autobusëve që do të përplasen. Unë shoh një ’97-t të dytë”, tha Kristo.
Policia ka zhvilluar një aksion masiv anti-drogë në Përmet ku ka gjetur një magazinë në të cilën ishte fshehur një sasi e madhë kanabisi.
Efektivët e policisë kanë gjetur në fshatin Pagri një sasi rekord prej disa tonësh kanabis ta tharë të gatshme për t’u trafikuar.
Policia e ka përfunduar peshimin e lëndës narkotike dhe bëhet fjalë për 11 tonë e 640 kilogramë kanabis. Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në këtë rreth.
Debati për kanabisin dhe futja e parave të drogës në zgjedhje ka qenë debat që në krye të herës në debatin opozitë-maxhorancë. (M.D/ Shuplaka)