Reforma në Arsimin e Lartë të qeverisjes Rama është një nga më të debatuarat në opinionin publik. Jo vetëm për faktin se vetë studentët në shumicë nuk kanë qenë dakord me këtë ligj, por edhe vetë në rradhët e mazhorancës është pritur me kundërshti.
LSI ka qenë një prej partive që kohët e fundit ka dalë kundër Reformës, duke dhënë dhe propozimet sesi mund të ndryshohen pasojat negative të saj.
Nga ana tjetër profesori dhe akademiku Artan Fuga ka qenë një nga kundërshtarët që në fillim të kësaj Reforme, ku nuk ka munguar të paraqesë edhe tezat e tij.
‘’Diplomimi universitar gjeneralist i qytetarëve masivë, që nuk i orienton ata aspak në tregun e punës, u jep dije të përgjithshme në formën e leximeve jashtë klase konsiderohet një praktikë puniste, ultraliberale, mashtruese, shkatërrimtare dhe deontologjikisht e dënueshme’’, shkruan Fuga.
Në këtë mënyrë sipas tij në Shqipëri mungon arsimi profesional që mund të nxjerrë profesionitë dhe përgjithësisht dijet gjeneraliste nuk shërbejnë për të qenë i mirë në një vend pune. (E.K/SHUPLAKA)