Sa më shumë të përqafoni, aq më mirë i bëni shëndetit tuaj. Sipas disa studimeve, përfitimet shëndetësore janë të shumta, ndër të cilat renditen ulja e presionit të gjakut, lehtësimi i stresit, ulja e riskut për infeksione.
Ulja e presionit të gjakut
Duke përqafuar, nxitet prodhimi i oksitocionës, lëndës kimike të lidhura me sjelljet. Sipas një studimi të publikuar në “Biological Psychology”, arriti në përfundimin se përqafimet e shpeshta midis grave para menopauzës dhe partnerëve të tyre rrisin nivelet e oksitocinës dhe ulin presionin e gjakut.
Lehtësohet stresi
Disa studiues të Shkollës Mjekësore Uiskonsin-Medison morën në shqyrtim në grup vajzash të moshave 7-12 vjeçe, duke iu kërkuar atyre të zgjidhnin ushtrime ose të jepnin fjalime para njerëzve të panjohur. Ato që morën përqafime ose telefonata nga nënat e tyre, patën nivele më të ulta të hormonit të stresit, kortizolit.
Ulet risku për infeksione
Personat e stresuar janë më të prirur për t’u sëmurur, sipas studimit të Universiteti Carnegie Mellon të paktën, bërë në vitin 2014. Kështu, ata janë më të ekspozuar ndaj virusit të zakonshëm të gripit, por nëse marrin përqafime, ndihen sikur kanë mbështetjen e duhur në jetët e tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)