Deputetja demokrate Majlinda Bregu, shpreson qe negociatori David McAllister, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE-së, të ndihmojë arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës. Në një intervistë për Vizion Plus, Bregu tha se bashku me të, në Tiranë do mbërrijë edhe Fleckestein.
“Besoj se do të jetë shumë mirë vizita e kryetarit te Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian McAllister.
Nuk kam takuar vetëm atë ne Bruksel, kam takuar edhe shume miq e partnere te tjerë ne komision jo vetëm te Partive Popullore, por sigurisht edhe nga Komisioni e Parlamenti Europian, por edhe nga Këshilli. Dhe le të shpresojmë që me mbërritjen ne datë 25 në Tiranë, së bashku me raporterin për Shqipërinë, Fleckestein, mbase edhe zoti Eduard Kukan do t’u bashkohet, do te shohim se si do te zhvillohen dhe nëse sigurisht do te arrijnë duke respektuar edhe kërkesat e palëve ne arritjen e një kompromisi”, tha ajo për Vizion Plus.
“Të them të drejtën unë nuk mendoj se Shqipëria është ishull dhe as nuk mendoj se në një proces partneriteti sikurse Shqipëria është duke qenë pjesë e strukturave të NATO-s, njëkohësisht në procesin e anëtarësimit në BE, ne kemi luksin që ta shohim veten sikur kemi një forcë për t’i zgjidhur problemet tona, ndërkohë që realisht kemi treguar që kemi më shumë ego sesa dëshirë për të zgjidhur situatat. Për me tepër që besoj shumë se dy nga kërkesat kryesore qe ka opozita sot sikurse është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, por edhe pjesa e dekanabizimit ose pjesa e luftës kundër drogës, sidomos kohët e fundit e muajt e fundit janë në kujdesin edhe të vëmendjes së ndërkombëtareve dhe nuk besoj se janë pak. Prandaj do të ishte shumë mirë që në këtë proces të ruajtjes dhe mbajtjes së partneritetit me këdo që mendon se Shqipëria e meriton kur ka plotësuar të gjitha detyrimet për të qenë vend anëtar i Bashkimit Europian, t’i japim gjithkujt mundësinë edhe kur nuk jemi të zotë vetë siç e kemi treguar për të na ndihmuar, mbase kthjellohemi të gjithë më shumë”,- u shpreh Bregu. (M.D/ Shuplaka)