Përveç shortit të Ligës së Kampionëve u hodh sot në Nion të Zvicrës dhe shorti i fazës gjysmëfinale të Ligës së Europës.
Anglezët e Mançester Junajtidit do të kenë një pengesë spanjolle në rrugën e tyre drejt finales së Stokholmit. Të besuarit e Zhoze Murinjos do të ndeshen me Selta Vigon. Takimi i parë do të luhet në Spanjë, ndërsa ai i kthimit në Angli.
Gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Ajaksit dhe Lionit. Sfida e parë do të zhvillohet në Holandë, ndërsa ajo e kthimit në Francë.
Ndeshjet do të luhen në datat 4 dhe 11 maj.
Liga e Europës – Shorti i gjysmëfinaleve
AJAKS – LION
SELTA VIGO – MANÇESTER JUNAJTID