Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar mjaft ashpër kundër protestës së opozitës, e cila sot konsistoi me bllokimin e pesë akseve kryesore në vend.
Sipas Braçes, kjo formë protestë është dhunë dhe cënim i lirisë së tjetrit. Deklaratat e deputetit socialist ashpërsohen më shumë kur ai shprehet se përmes protestës së sotme, Bashadoli kundër popullit që e vodhi dhe që e vrau.
“Siç e dija, siç e thashe,
u provua qe Lulzim Basha sot i protestoi popullit.
Popullit qe se do, popullit qe se perkrah, popullit qe se mbeshtet, popullit qe e vodhi, popullit qe e vrau!
Kerkujt tjeter!
Siç e dija, siç e thashe,
u provua qe perballe nuk kishte as policine, as ushtrine, as kundershtaret politike, as qeverine e as Edi Ramen.
Ja solli ne maje te hundes per rreth nje ore popullit!”, shkruan Braçe.
STATUSI I BRAÇES
SI MUND TE JETE “PAQESORE” CENIMI I LIRISE PER CILINDO QYTETAR, OOOO POET?!
ESHTE DHUNE E LULZIM BASHES DHE HAJDUTEVE TE TIJ DHE POPULLI SI KA ASNJE BORXH!
“Ishte paqesore, ishte paqesore”- po mburr “protesten” poeti!!
Kulmi!
Idiotet i mirekuptoj, por poetet kurre,
posacerisht ne rastin kur cenohet liria.
Te bllokosh rrugen e tjetrit, rrugen e madhe-te kujtdo,
ti cenosh lirine e levizjes cdo qytetari,
eshte PAQESORE?!
Je i marre apo cfare?
Si mund te jete “paqesore” cenimi i lirise?
Eshte dhune dhe pike!
Dhune e nje grushti njerezish kunder popullit.
Sic e dija, sic e thashe,
u provua qe Lulzim Basha sot i protestoi popullit.
Popullit qe se do, popullit qe se perkrah, popullit qe se mbeshtet, popullit qe e vodhi, popullit qe e vrau!
Kerkujt tjeter!
Sic e dija, sic e thashe,
u provua qe perballe nuk kishte as policine, as ushtrine, as kundershtaret politike, as qeverine e as Edi Ramen.
Ja solli ne maje te hundes per rreth nje ore popullit!
Nuk ja kishin borxh, perkundrazi, ai, Lulzim Basha dhe grushti i ministrave hajdute qe zune rruget e popullit,
i ka borxh gjithe jeten popullit- i ka marre gjithcka, deri shpirtin me padrejtesine qe perfaqesojne e mbrojne ne kete vend.
Ndaj nga neser duhet te kete Drejtesi, per te sotmen natyrisht.
Nje me nje, deri tek i fundit hajdut qe dhunoi sot popullin! (D.D/Shuplaka)