Ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori Bernd Borchard ndodhen në ambintet e kuvendit dhe janë duke u takuar me kreun e saj Ilir Metën. Fokusi i këtij takimi është situata politike në vend për shkak të krizës të krijuar në të. Mësohet se fillimisht ka mbërritur në Kuvend, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e më pas ambasadori Donald Lu i shoqëruar nga kreu i delegacionit të OSBE në Tiranë, Borchard.
Po kështu këto janë takimet e para rutinë të ditës së sotme ndërkohë që pritet edhe një takim i rëndësishëm mes Metës, Ramës dhe negociatorit David McAllister.Nga informacionet e deritanishme negociatori pritet që në orën 14:00 të ditës së sotme të takohet me Ilir Metën dhe kryeministrin Edi Rama.
Por takimi më i rëndësishëm është mes David McAllister dhe kreut të opozitës, Lulzim Bashës që pritet të zhvillohet pasditen e sotme.
Duhet të theksojmë që sot pritet të vizitojë Tiranën negociatori, David McAllister. Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, njeriu i kancelares Angela Merkel, David McAllister është negociatori që pritet të ulë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha në një tavolinë me një marrëveshje që duhet të shërbejë për zgjidhjen e krizës politike. (J.V/Shuplaka)