Pas kapjes së 121 pako me peshë 48 kilogramë që u sekuestruan teksa tentoheshin të trafikoheshin drejt Greqisë, është kryer arrestimi i dy autorëve që fillimisht u larguan në drejtim të paditur.
Janë vënë në pranga: Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç, të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll, si dhe janë shpallur në kërkim: – A.H, 45 vjeç, banues në fshtatin Miras-Devoll dhe R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.
Ata akuzohen se kishin si synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin Grek me qëllim trafikimi 2 çanta
Detaje të Policisë së Korçës:
(Në vijim të informacionit datë 24.04.2017)
Kapen dhe arrestohen në flagrance 2 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre, të cilët tentuan të trafikonin nga kufiri i gjelbër (Vidohovë) drejt shtetit Grek 121 pako me peshë 48 KG lëndë të dyshuar Cannabis Sativa.
Shërbimet Operacionale në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP-Korçë, si rezultat i bashkërendimit dhe koordinimit të veprimeve të tyre, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve :
1-Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe
2- Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç, të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll.
Si dhe u bë shpallja në kërkim policor e dy shtetasve të tjerë :
3- A.H, 45 vjeç, banues në fshtatin Miras-Devoll dhe
4- R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.
Më datë 24.04.2017, shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim midis tyre, në afërsi të piramidës 54, në fshatin Vidohovë-Devoll, kishin si synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin Grek me qëllim trafikimi 2 çanta sportive dhe 1 thes, brenda të cilave kishte 121 pako me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.
Porsa kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat po patrullonin vijën e kufirit të gjelbër dhe po afroheshin në drejtim të tyre, këta shtetas kanë fshehur lëndën narkotike. Duke përfituar nga dendesia e pyllit, janë larguar me shpejtësi në një distancë të largët.
Në vendngjarje nga shërbimet e Policisë u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 çantat sportive dhe 1 thes plasmasi, me 121 pako të mbështjella me letër natriban me një peshë totale 48 KG lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a /2 e 22, të Kodit Penal.
(XH,A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1669″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]