Në nisje të konferencës për mediat, e paralajmëruar këtë paradite, kreu i Qeverisë zgjodhi të bëjë një pasqyrim të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare. Konkretisht, duke nisur nga anketat e deri tek bllokimi i Vettingut nga ana e Partisë Demokratike.
Kryeministri rrëfeu parandjenjën se e priste bllokimin e Vettingut, por jo bojkotin e parlamentit dhe vendosmërinë për të mos hyrë në zgjedhje.
“Siç e dini Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet në datën 18 qershor. Dua t’iu fus pak në botën tonë, të partive politike dhe lidershipeve politike, për t’iu dhënë një ide si funksionon. Në lidershipin e partisë sonë zhvillohet një punë e posacme për të ndërtuar strategji, fokusohet në anketimet e publikut.
Dihet se kur ndërtohen fokusgrupet nuk janë në dijeni se kush po i pyet dhe merret një material i gjerë për të kutpuar ndjeshmëritë e publikut. Mbi këtë bazë përcaktohet strategjia, mesazhet.
Konkretisht në të gjithë nivelet e përzgjedhjes që i takojnë parlamentit të individëve, ka një barazi me 50% me 50% mes shumicës dhe pakicës, por nuk ka një mundësi bllokimi. I vetmi zë për të zgjedhur njerëz është Vettingu, që nuk mund të bllokohet, por na solli probleme.
Surprizën e bllokimit të Vettingut e kam pritur në njëfarë mënyre, por jo bojkotin e parlamentit dhe lidhjen e këtij halli me zgjedhjet. Kjo do të thotë se kundërshtari, Partia Demokratike, bëri një lëvizje surprizë. Një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo asnjë shans për të pasur sukses.”, u shpreh ndër të tjera Rama në nisje të konferencës.
(XH.A/SHUPLAKA)
