Ata janë të famshëm në fushat e tyre por sëbashku i bashkon pasioni. Fjalën e kemi për Blendi Fevziun dhe Beatrix Ramosajn dhe Drini Zeqon, të cilët janë shumë të suksesshëm.
Pas aventurave në disa vende afrikane e aziatike, Fevziu i është futur eksplorimit të Shqipërisë, dhe bashkë me Beatrixën dhe një grup personash të tjerë, përfshirë edhe disa nga stafi i emisionit Opinion, si Drini Zeqo, ata kanë shkuar në Kanionet e Osumit për disa aventura të bukura.
Në nje video të shpërndarë në Instagram ata duken të ekzaltuar poshtë një ujëvare, të qeshur dhe plot të lujmtur nga ajo që po përjetonin.
Të gjithë shfaqen të veshur me kaska mbrojtëse dhe në gatishmëri për të bërë rafting në Kanionet e Osumit. (J.V/Shuplaka)