Kreu i LSI Petrit Vasili ka folur sot në Studio e Hapur mbi programin që partia që ai kryeson ka për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai u shpreh se është i gatshëm të marrë përgjegjësitë që do të vijnë pas zgjedhjeve. Ai i qëndroi tezës se LSI do të jetë forcë e parë. Ai po ashtu shtoi se në zgjedhje do të shkohet për të paraqitur programin ambicioz kur u pyet nëse do të sillet si opozitë në zgjedhje.
Pjesë nga fjala e Vasilit:
Në 18 qershor zgjedhjet janë të caktuar, uroj të ketë, kemi bërë më gjithçka kemi boll që të kemi zgjedhje.
Kërkesa e PD në Kolegj:
Është në gjykimin e saj, ky është e kolegjit zgejdhor, cilido qoftë vendimi i tyre, çdo vendim i gjyqësorit i kemi pranuar dhe i pranojmë.
Për Ramën dhe retorikën e tij:
Politika nuk mund të jetë lojë shahu, nuk kemi të bëjmë me një lojë shahu, bëhet fjalë për një udhë pa kthim ku ky vend do të ecë, ky është një detyrim përtej politikës së ditës.
Integrimi nuk është punë shahu, nuk jam i lumtur për si po realizohet, e ardhmja e vendit do të jetë të zymtë për të gjithë.
Për gjobën nga KQZ:
Ishte gjobë që e paguajmë me qejf, për ne është shumë e rëndësishme që udhëheqim listën me 3 gra , lista ka një erë të freskët, jam i lumtur që jam i diskriminuar, nuk e mendoja kurrë që eficenca e saj të ishte shumë më efiçente dhe racionale. Nëse do ta paguanim këtë gjobë do të ishte një ditë e turpshme për të gjithë.
Unë kam besim akoma që akoma ka hapësira për kompromisin e opozitën,
Në zgjedhje si opozitë?
Ne do shkojmë të paraqisim alternativën tonë, kemi lidership të qartë, se si mendon ajo ta qeverisë vendin, ku do ta çojë punësimine vendit që është problem kritik. Ne duam të bindim shqiptarët që LSI prodhon stabilitet. Tashmë edhe Shqipëria është më e fortë me Metën në krye të shtetit, Shqipëria ka marrë një hije qetësie. Kryetari i LSI krijoi një skuadër, nuk fiton njëshi por fiton skuadra, në çdo pjesë të territorit funksionojnë dhjetra kryetarë.
Jeni gati të jeni kryeministër?
Unë jam gati të marr çdo përgjegjësi, program është ambicioz.
(M.D/Shuplaka)