Vetëm një ditë para protestës kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga qyteti i Lezhës, që drejtohet nga PD-ja në dy kohë të ndryshme: 4 vite më parë dhe sot.
Sipas Ramës mbetet ende për të bërë për këtë qytet ndërsa tregon se nesër do të jetë në Lezhë, ku me sa duket do të organizohet një aktivitet masiv nga PS-ka.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të qendrës së Lezhës më 2013 dhe sot Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj do të jemi nesër më shumë se kurrë në këtë shesh #PërLezhënQëDuam#PërShqipërinëQëDuam me #Shtet#Punë #Mirëqenie me #PartinëSocialiste”, shkruan Rama. (J.V/Shuplaka)