Sara Hoxha dhe njëherë tjetër ka vendosur të përcjellë një mesazh për të gjitha nënat. Qofshin këto nëna të reja, apo nëna të vetme.
Duke ndarë një moment nga marrja për herë të parë në krah e djalit të saj London ajo është shprehur se është një ndjesi e papërshkrueshme.
‘’Ditën kur u bëra nënë. Ja për të gjitha mamat. Nëse jeni 20 ose 45 vjeç, pavarësisht nëse jeni në një marrëdhënie ose një nënë e vetme.
Këtu është për ju që keni lindur nëpërmjet operacionit ose ju që keni lindur natyrshëm, për ju që ushqeni me gji ose shishe, për ato nëna që punojnë apo që qëndrojnë në shtëpi.
Këtu janë të gjitha nënat duke u përpjekur për çdo ditë për të ngritur njerëz të mirë. #allthemoms’’, shkruan Sara bashkëngjitur fotos.
Kujtojmë se London tashmë është bërë 5 muajsh dhe ditë pas dite Ledioni dhe Sara ndajnë çaste me të, po padyshim ky në foto është një nga më të rëndësishmit. (E.K/SHUPLAKA)