Pak ditë pas deklaratës së Ramush Haradinaj, ku u shpreh se nëse Serbia nuk ndryshon sjellje, shqiptarët do t’i kthenin tokat e tyre deri në Nish, ka reaguar ministri serb i policisë në qeverinë e Kosovës, Nebojsha Stefanoviq.
Ai ka deklaruar se Shqiptarët nuk mund të prekin asnjë milimetër territor të Serbisë, madje ata e dinë këtë edhe vetë.
“Shqiptarët e dijnë që s’mund të hyjnë as një milimetër në territorin e Serbisë”, ka thënë ai.
Ministri serb u shpreh gjithashtu se këto deklarata janë të rrezikshme për Regjionin. “Nuk mjafton të thuhet se deklaratat e tilla janë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo retorikë shërben për fitim të votave, por kjo duhet ta shqetësoj secilin që është i interesuar për stabilitetin e regjionit”, ka thënë Stefanoviq. (B.H/Shuplaka)